Rrëzimi i dekretit për Kodin Zgjedhor/ Meta: Deputetët dje votuan bllokimin e integrimit

schedule11:45 - 30 Tetor, 2020

schedule 11:45 - 30 Tetor, 2020

Presidenti Ilir Meta është shprehur se rrëzimi i dekretit të tij për ndryshimet në Kodin Zgjedhor një ditë më parë nga kuvendi i ka dhënë goditje të fortë sistemit parlamentar në vendin tonë.

Meta e quan rrëzimin e dekretit të tij në Kuvend për kthimin e Kodit Zgjedhor një hap drejt bllokimit të integrimit.

Precedenti i parë ishte ai i vitit 2008 i cili i dha goditje në zemër sistemi parlamentar e na çoi këtu në demokracinë e kryetarëve të oligarkëve. Kjo është arsyeja pse dje 97 deputetet refuzuan rekomandimet e ndërkombëtarëve dhe hodhën poshtë integrimin e Shqipërisë dhe jo vetëm për zgjedhjet e 25 prillit por edhe më tej.  Prej 20 muajsh kemi një parlament monopartiak, nga 140 deputet  janë 122 formalisht, prej 32 muajsh mungon Gjykata Kushtetuese dhe në këtë aspekt nuk respektohet Kushtetuta.

Nuk kemi kuadër ligjor për ta bërë të aplikueshëm referendumin edhe pse është detyrim kushtetues. Çmendet i gjithë procesi ligjvvënës sikur po ndodh këto ditë.41 ligje ka kthyer presidenti në Kuvend për rishqyrtim. Antikushtetushmërie. Çfarë mund të ketë ndodhur me marrëveshje ndërkombëtare me aktet e këshillit të ministrave.

Çfarë po ndodh përditë me veprimet e paligjshme të policisë dhe shtetit kur dhe si do të dëgjohet zëri i popullit. E pamundur të shprehësh me fjalë absurdin e kësaj situate.

Prej kohësh biznesi i huaj dhe ai vendas ka frikë të investojë në Shqipëri. Vendimmarrjet arbitrare. S’ka asnjë lloj llogaridhënie, mekanizmat gati janë shuar pre 3 vitesh”,  ka thënë Meta.

Gjithashtu kreu i  shtetit është shprehur se ligji për referendum duhet të miratohet urgjent, në mënyrë që të ndryshojë dhe situata drastike në të cilën ndodhet vendi ynë.

Ndër të tjera Meta ka theksuar se ai do të jetë në krahë të qytetarëve dhe do ta mbështesë nismën e miratimit sa më parë të ligjit për referendumet.

Sipas tij është e rëndësishme që qytetarët të marrin në dorë politikanët, dhe jo e anasjellta.

“Kjo nismë për referendum duhet që të miratohet në mënyrë që të kemi një ndryshim të drastik të situatës dhe të jetë populli që të marrë në dorë politikanët dhe të vendosë vetë për çdo çështje me rëndësi. Në një vend demokratik nuk ka më të rëndësishme sesa kontrolli i qytetarëve në të drejtat e tyre. Vetëm sundimi i popullit përmes popullit do të tregojë dhe sundimit përmes saj. Në mungesë të organeve përkatëse është populli që duhet ta marrë në dorë pushtetin e tij”, është shprehur Meta.e.su./abcnews.al