Rrezikon Inzaghi, ish-milanisti tundon Lazion

schedule12:11 - 21 Shtator, 2019

schedule 12:11 - 21 Shtator, 2019

Lazio nuk po kalon një moment të mirë. Dy humbjet rresht përballë Spalit në kampionat dhe Cluj në Europa League kanë shqetësuar drejtuesit. Ambienti nuk është më i qetë dhe posti i Simone Inzaghit është në rrezik.

“Sportmediaset” raporton se trajneri rrezikon shumë, sidomos nëse nuk arrihet fitorja përballë Parmës në kampionat. Inzaghi nuk po ndiqet më si më parë nga një pjesë e “senatorëve” të ekipit kryeqytetas.

Problem të madh ka shkaktuar edhe mos grumbullimi i Ciro Immobiles për transfertën rumune të së enjtes.

Kandidati kryesor për zëvendësimin e Inzaghit është Gennaro Gattuso. Ish-trajneri i Milanit po qëndron pushim në pritje të një oferte të rëndësishme për t’u rikthyer, me Lazion që do të ishte një opsion perfekt për të. /abcnews.al