Rreth 192, 000 emigrantë janë arrestuar në kufirin e SHBA-së në shtator

schedule15:34 - 23 Tetor, 2021

schedule 15:34 - 23 Tetor, 2021

Rreth 192,000 emigrantë janë arrestuar ndërsa po përpiqeshin të kalonin ilegalisht kufirin amerikan nga Meksika në shtator. Muajin e kaluar, autoritetet arrestuan 192,001 persona në  përpjekje për të kaluar kufirin, një rënie prej 9% nga gushti, sipas një njoftimi nga Shërbimi Federal i Rojeve Kufitare. Në shtator 2020, numri i të arrestuarve ishte nën 58,000.

Numri i personave të arrestuar gjatë muajve të fundit  ka qenë shumë më i lartë bazuar në të dhënat historike. Në korrik, për shembull, shifrat janë rritur në nivelin  më të lartë në 20 vite me rreth 213,000 njerëz që u përpoqën të kalonin kufirin.

Nga tetori 2020 deri në shtator 1.73 milion njerëz u arrestuan, numri më i lartë i regjistruar ndonjëherë në një periudhë 12-mujore. Në të njëjtën periudhë të një viti më parë, janë arrestuar 458 mijë persona.

Byroja Federale e Hetimit tha se një e katërta e të gjithë emigrantëve të arrestuar në shtator ishin persona që ishin arrestuar të paktën një herë në 12 muajt e fundit. Sipas të njëjtit shërbim, numri i fëmijëve të pashoqëruar dhe të miturve të arrestuar ra me 24% në shtator nga muaji i kaluar në rreth 14,400.

/abcnews.al