Rreth 145,360 persona kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19 në SHBA

schedule19:53 - 22 Korrik, 2020

schedule 19:53 - 22 Korrik, 2020

Të paktën 145,357 persona kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit që nga fillimi i pandemisë e deri më tani në SHBA.

Në bazë të të dhënave të pasqyruara në Worldometer, më shumë se 4 milion amerikanë janë infektuar me koronavirusin qëkur rastet nisën të numëroheshin zyrtarisht në vend.

Prej tyre, rreth 1.9 milion persona janë shëruar ndërsa mbi 2 milion raste mbeten ende aktive.

Numri total i të infektuarve dhe viktimave përfshin të dhëna dhe raste nga të 50 shtetet, distrikti  Kolumbisë dhe territore të tjera të SHBA-ve. Po ashtu, në listë përfshihen edhe rastet e riatdhesuara.

Të mërkurën, në 1:00 p.m me orën lokale, Johns Hopkins raportoi 20,339 raste të reja me Covid-19 si dhe 355 vdekje. /abcnews.al/