Rregullat e reja anti-covid, çfarë duhet të dini nëse do të udhëtoni drejt SHBA

schedule17:55 - 22 Janar, 2021

schedule 17:55 - 22 Janar, 2021

Nga 26 janari pasagjerët që do të udhëtojnë drejt SHBA-së do të duhet të kenë testin e COVID-19 , të realizuar brenda tre ditëve ose të kenë dokumentacionin që tregon se e kanë kaluar koronavirusin.

Ky vendim është një urdhër i ri i cili zëvendëson urdhrin e mëparshëm të nënshkruar nga drejtori CDC në 25 dhjetor 2020, kur kërkohej test negativ vetëm për shtetasit që vinin nga Britania e Madhe.

Më herët reagoi edhe ambasada gjermane e cila deklaroi se për të udhëtuar në Gjermani çdo qytetar nga Shqipëria duhet të ketë dokumentin që provon testin negativ të Covid.

Lexo edhe: “Shqipëria, vend me rrezik nga COVID-19”, ambasada: Për të hyrë në Gjermani duhet testi

/abcnews.al/