Rrëfimi prekës i gazetarit: Raketat sulmonin, vajza 5 vjeçe i shpjegonte më të voglës luftën

schedule16:23 - 26 Shkurt, 2022

schedule 16:23 - 26 Shkurt, 2022

Ndërsa ukrainasit e gjejnë veten përballë një sulmi të plotë rus, ajo që është e qartë është vendosmëria e tyre për të mbrojtur vendin. Një gazetar tregon se si tre vajzat e tij po përballen me shpërthimin e luftës.  Volodymyr Yermolenko tha për BBC Radio 5 Live se ishte e jashtëzakonshme se si dy më të vegjlit e tij, tre dhe pesë vjeç, dukej se kuptonin se çfarë po ndodhte rreth tyre.

Ai thotë se një sulm me raketa e detyroi të të merrte vajzat e tij dhe të shkonin në një strehë nëntokësore.

“Aty pashë sesi e vajza 5 vjeçe po i shpjegonte më të voglës se çfarë është lufta. Ishte e jashtëzakonshme sepse kurrë nuk i thashë se çfarë është lufta,  ajo disi e dinte, ndoshta nga kopshti, ndoshta nga bisedat tona me gruan time”, rrëfen gazetari.

Ai tregon më tej se e pyeti vajzën e tij të madhe, adoleshente, nëse a ishte e frikësuar dhe i ishte përgjigjur se nuk ishte. g.v/abcnews.al