Rrëfimi i pazakontë, Klose: Abuzoja pafund, 13 vjeç rrezikova infarktin!

schedule19:05 - 11 Tetor, 2019

schedule 19:05 - 11 Tetor, 2019

Timm Klose është prej 3 vitesh pjesë e Norwich. Mbrojtësi zviceran, i cili numëron 17 ndeshje të zhvilluara me kombëtaren e tij, ka rrëfyer diçka nga e kaluara për sajtin zyrtar të klubit anglez.

Shoqëria e keqe i mësoi shumë shpejt veset dhe ai kalonte shumë kohë mes duhanit dhe alkoolit. Në një moment vuajti shumë dhe u tremb. Jeta e tij po vihej në rrezik dhe për fat njohu një vajzë, e cila u kthye në shoqen e jetës.

Pavarësisht abuzimeve të mëdha, mbrojtësi 1.95 m i gjatë u rifut në shinat e duhura dhe sot ndihet krenar që ia ka dalë të realizojë ëndrrën e tij të madhe.

Klose gjatë një ndeshje me Norwich

Në moshën 13-vjeçare e kisha të paqartë se çfarë do të bëja me jetën time. Vija nga një familja e shëndetshme, por u përballa me disa probleme. Shumë miq më të mëdhenj se unë pinin alkool dhe duhan. Pavarësisht se ishte një ide e keqe, vendosa të ndjek shembullin e tyre.

Ëndërroja të bëhesha një futbollist profesionist. Isha pjesë e moshave të Baselit, por kaloja kohën më të madhe mes alkoolit dhe cigareve. Jetoja në një realitet paralel dhe, realisht, nuk e kuptoja se çfarë po më ndodhte.

Një natë, pothuajse përjetova një infarkt. Isha i shtrirë në stolin e një parku afër një liqeni. Nuk e mbaj mend se ku ndodhesha saktësisht. U zgjova të nesërmen i vetëm dhe përjetova një tronditje të madhe. Më vonë, në moshën 16-vjeçare, u njoha me gruan time dhe u transferuam në Nurnberg. Aty gjeta mbështetje te një psikolog. Më ndodh edhe sot që ta takoj atë”, përfundon Timm Klose. /abcnews.al