Rrëfim emocional, këngëtarja e njohur: Vuaj nga ankthi, shpesh krijoj nga kjo gjendje!

schedule18:00 - 3 Dhjetor, 2020

schedule 18:00 - 3 Dhjetor, 2020

Motrat Mancaku këtë të enjte ishin të pranishme në programin “ABC e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi, ku rrëfyen detaje interesante për marrëdhenien e tyre.

Gjatë bisedës në studio u dëgjuan edhe 5 këngët e preferuara të tyre, në rubrikën “1 jetë, 5 këngë”. “Mabel – OK” ishte një nga këngët e përzgjedhura nga Wendi Mancaku. Teksa Ermali e pyeti pse ishte nje nga këngët e preferuara, artistja tha se mesazhi qe percjell kënga është shumë motivues.

“Mua më ka ndihmuar personalisht se unë vuaj nga ankthi. Dhe këtë gjë po e them për herë të parë publikisht. Kam vuajtur nga ankthi dhe kjo ka qenë një nga ato këngët që më ka ndihmuar”.

 

Ajo tregoi ndër të tjera se në momente të tilla zakonisht shkruan këngë, gjithë atë që ndjen e lëshon në muzikë.

Ndryshe duket se do të ndodh me motrën e saj të vogël, Melodajna Mancaku. Kjo e fundit ndonse e talentuar nuk dëshiron që të ketë karrierë në muzikë. Teksa thotë këtë deklaratë Ermali e pyet nga kurioziteti  se përse shprehet kështu.

Në këtë moment ndërhyn Wendi e cila thotë:  “Po po sheh si i ka ecur motrës dhe babit dhe po shkurajohet”.

“Ke ndonjë pasion tjetër?”, e pyet Ermali Melodajnën.

“Në fakt pasioni im është muzika, piano, por duke parë Wendin, duke parë babin që në Shqipëri nuk vlerësohen dhe aq shumë, ndaj dua të vazhdoj një profesion tjetër”, tha Melodajna.