“Rrëfehet” Kryemadhi: E kam kaluar koronavirusin, çfarë ndodhi me Metën

schedule22:30 - 24 Nëntor, 2020

schedule 22:30 - 24 Nëntor, 2020

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka treguar se koronavirusin e ka kaluar. Duke folur në emisionin “Open”, Kryemadhi tha se nuk ka pasur asnjë simptomë ndërsa shtoi se lajmin ia dhanë mjekët italianë.

Ajo tha se kur do të bënte operacion bajamet, mori vesh nga mjekët që e kishte kaluar virusin.

“Po zbuloj diçka për herë të parë. Unë e kam kaluar Covid pa asnjë simptomë. Pa temperaturë, dhimbje të tjera me radhë. E mora vesh kur do operohesha nga bajamet dhe mjekët italianë më thanë që e ke kaluar,” rrëfeu Kryemadhi.

Ndërsa, sa i përket presidentit Ilir Meta, ajo tha se kreu i shtetit nuk është prekur ende nga virusi. /abcnews.al/