Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rrahu te riun me ngjyrë, pushohet nga puna sherifi amerikan

schedule08:20 - 14 Shtator, 2020

schedule 08:20 - 14 Shtator, 2020

Policia në shtetin e Gjeorgjisë në SHBA thotë se një zëvendës sherif është pushuar nga puna pasi u shfaq në një video që tregon atë duke shtrirë një njeri me ngjyrë në tokë, ndërsa e grushton.

Roderick Walker, 26 vjeç, ishte pasagjer në një makinë që u ndalua nga sherifët për një dyshim.

Pas një grindjeje, policia u përpoq ta arrestonte atë.



Video e shpërndarë në mediat sociale tregoi që  Walker po mbahej i shtypur nga dy sherifë të bardhë, njëri prej tyre e godet me grusht.

Në një deklaratë, Zyra e Sherifit të Qarkut Clayton tha se “sherifi që goditi vazhdimisht Roderick Walker” do të humbte punën e tij “për përdorim të tepruar të forcës”.

Incidenti, i cili ndodhi të premten pranë Aeroportit Ndërkombëtar Hartsfield-Jackson Atlanta, vjen në mes të tensioneve të rritura në SHBA mbi racizmin dhe brutalitetin e policisë. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!