Rrahën gratë, 2 të arrestuar në Tiranë, 46-vjeçari “injoroi” urdhrin e mbrojtjes

schedule10:36 - 3 Korrik, 2022

schedule 10:36 - 3 Korrik, 2022

Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë 2 persona, të cilët akuzohen se kanë ushtruar dhunë ndaj grave të tyre.

Sipas njoftimit të bluve, u bë arrestimi i F. D., 44 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes.

Gjithashtu në pranga ka rënë shtetasi K. A., 46 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”.

46-vjeçari në kundëtshtim me vendimin e Gjykatës, ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtje.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./Abcnews.al/