Rooney: Sancho? United mos gabo, 100 milion investoi për dikë tjetër!

schedule12:57 - 4 Tetor, 2020

schedule 12:57 - 4 Tetor, 2020

Wayne Rooney është kundër transferimit të Jadon Sancho te Manchester United. Ish-sulmuesi i “Djajve të kuq” ka dhënë një intervistë dhe ka arsyetuar pse klubi i Premier League duhet t’i investojë para në një tjetër sulmues.

Për Rooney, United e ka një lojtar të njëjtë me yllin e Dortmund. Për këtë arsye sugjeron që të blejnë Harry Kane nga Tottenham, i cili do të siguronte gola të rëndësishëm për skuadrën e Solskjaer.

“United ka Marcus Rashford dhe Anthony Martial dhe çfarë do të ndodhte me Mason Greenwood që luan në të njëjtin pozicion me Jadon Sancho dhe janë përafërsisht në një moshë? Unë do t’i përdorja ato 100 milion sterlina për të marrë Harry Kane”. /abcnews.al