Ronaldo humbet luftën e parë ligjore kundër Juventusit

schedule18:16 - 5 Dhjetor, 2022

schedule 18:16 - 5 Dhjetor, 2022

Juventus dhe Cristiano Ronaldo në prag lufte edhe pse portugezi nuk i ka dhënë ende goditjen e parë ish-ekipit të tij.

Gjatë pandemisë Covid-19, yjet e Juventusit humbën pagat e tyre për katër muaj, ose kështu ka thënë klubi.

Kjo pyetje ka krijuar shumë bujë pasi të dhënat sugjerojnë se lojtarët kanë hequr dorë nga pagat vetëm për një muaj, jo për katër.

Nga ana e tij, Ronaldo shpreson të mbledhë 19.5 milionë euro paga të prapambetura si pjesë e një marrëveshjeje të nënshkruar mes tij dhe klubit.

Por sipas Il Fatto Quotidiano dhe Calciomercato, Prokurori i Përgjithshëm refuzoi kërkesën e avokatit të Ronaldos. Burimi thekson se prokurori konsideroi se këto marrëveshje private nuk ishin me interes për mbrojtje ligjore. /G.D abcnews.al/