“Ronaldinho viktimë, nuk buzëqesh më. Autoritetet e dinë që është i pafajshëm”

schedule12:57 - 29 Mars, 2020

schedule 12:57 - 29 Mars, 2020

Ronaldinho vazhdon të qëndrojë në burgun e Asuncion, kryeqytetin e Paraguajt. Ylli brazilian u kap me pasaportë false dhe po vuan dënimin bashkë më vëllanë e tij. Nelson Cuevas është një nga miqtë më të ngushtë të ish-kampionit të botës.

Ish-sulmuesi i River Plate deklaron për CNN Radio se Dinho është trishtuar dhe nuk buzëqesh më. Cuevas insiston se braziliani është i pafajshëm, madje pretendon se edhe autoritetet e vendit të tij e dinë këtë gjë.

Ronaldinho nuk është aspak i lumtur. Sot, për shkak të situatës që po kalon, ai e ka humbur buzëqeshjen. Ndodhet në burg, në një vend ku nuk është mësuar të qëndrojë. Nuk ka asnjë lloj përfitimi, nuk ia ka idenë se ku ndodhet.

Kam ofruar një shtëpi timen për të dhe vëllanë e tij, por është avokati ai që vendos. Ai ka rënë në kurth, autoritetet e kanë të qartë që është i pafajshëm. Dinho përdori një dokument të vërtetë por me përmbajtje false, është thjesht një viktimë”, deklaron paraguaiani Cuevas. /abcnews.al

 

Cuevas dhe Ronaldinho