Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Botërori vazhdon me gola/ Mneri: SHBA ishte një skuadër e koordinuar! Tahiri: Kishte epërsi ndaj Paraguajit

schedule20:37 - 13 Qershor, 2026

schedule 20:37 - 13 Qershor, 2026

Skuadra e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kaloi me lehtësi dhe në mënyrë bindëse provën e parë, atë ndaj Paraguajit, që cilësohej si një rival i vështirë.

Ata patën epërsi dhe suksesi ishte I thellë, 4-1, si një paralajmërim se vendasit nuk mund të merren lehtë.

Në emisionin “Futboll, jo Soccer” në ABC News, gazetari Fatmir Mneri deklaroi se SHBA ishte një skuadër e koordinuar.



Ndërsa trajneri Ermal Tahiri u shpreh se skuadra amerikane kishte epërsi ndaj Paraguajit.

Ai shtoi se SHBA iste shumë mirë fizikisht, por edhe taktikisht.

Fatmir Mneri: Mendoj që në Botëror, në fazën finale, nuk ka kohë për të ruajtur rezervë. Ndeshja nisi me ritëm të çmendur, por ndoshta edhe autogoli i hershëm prishi ekuilibrin. Për herë të parë shoh një skuadër kaq mirë të koordinuar. Më ka bërë përshtypje si i ndërtonte aksionet. Të krijojnë emocion dhe të çojnë natyrshëm te goli.

Ermal Tahiri: Ishte në mënyrën më perfekte Amerika. Shumë pak e prisnin që Amerika të ishte kaq në epërsi ndaj Paraguajit. Mbrëmë pamë një SHBA që ndoshta nuk ka lidhje me futbollin e 4 viteve më përpara. Fizikisht ishte shumë mirë, edhe taktikisht. Duket dora që ka vënë trajneri. SHBA është ekip për t’u marrë shumë seriozisht./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!