Romeo “thumbon” në mbrojtje të Donaldit: Sorra i ulet në kurriz, shqiponja nuk i përgjigjet

schedule18:25 - 20 Dhjetor, 2021

schedule 18:25 - 20 Dhjetor, 2021

Donald Veshaj është përfshirë në debate të ashpra ditët e fundit me Arjolën dhe Ilirin në “Big Brother VIP”. Nisur nga kjo, ka reaguar Romeo përmes një postim thumbues në rrjetet sociale.

Ai ka shpërndarë në Instagram një mesazh që duket si një thumb për personazhet që i janë kundërvënë të vëllait, por pa përmendur emra.

”I vetmi shpend që e merr guximin t’i bjerë në qafë shqiponjës është sorra. I ulet në kurriz dhe fillon t’i çukisë qafën. Megjithatë, shqiponja nuk i përgjigjet. As nuk lufton me të, as nuk merret me të fare. Thjesht hap krahët dhe fillon të fluturojë lartë. Sa më lartë ngjitet aq më shumë i vështirësohet frymëmarrja sorrës për shkak të mungesës së oksigjenit”, ka shkruar Romeo./abcnews.al