Roma synon të nënshkruajë me trajnerin Sarri

schedule22:09 - 8 Maj, 2019

schedule 22:09 - 8 Maj, 2019

Juventus kërkon të transferojë me parametra zero mesfushorin e PSG, Rabiot. Roma piketon trajnerin Mauricio Sarri për sezonin e ardhshëm.

Juventus është eksperte kur bëhet fjalë për transferimin e lojtarëve me parametra zero. Pas uellsianit Ramsey, bardhezinjtë po tentojnë të nënshrkuajnë me mesfushorin e PSG, Rabiot. 24-vjeçarit i skadon kontrata ne fundin e sezonit aktual dhe ka refuzuar rinovimin për sezonin e radhës. Kjo nuk është pritur mirë nga drejtuesit e klubit francez që e kanë dënuar duke mos e aktivizuar muajt e fundit. Futbollisti ka një marrëveshje me Barcelonën, por tashmë në garë është edhe Juventusi që i ofron vendin e titullarit.

Pas refuzimit të Antonio Conte-s, skuadra e Romës ka hedhur vështrimin te trajneri i Chelsea-t Mauricio Sarri. Trajneri italian i ka ditët e numëruara tek blutë e Londrës. Edhe pse ka arritur rezultate të mira në këtë sezon, Sarri nuk ka besimin e plotë të drejtuesve të klubit anglez. Roma do të ishte një destinacion mjaft i mirë për të vijuar karrierën pasi e njeh mirë futbollin italian dhe i përshtatet filozofisë së klubit romak.

Trajneri është çështja kryesore në shtëpinë e Juventusit. Brenda pak ditësh do të mbahet një takim mes presidentit të shoqërisë bardhezi Andrea Agnelli dhe trajnerit Masimiliano Allegri. Livornezi fiton 7.5 mln euro në sezon tek Juventus dhe dhe PSG i ka ofruar dyfishin për të zëvendësuar trajneri Tuchel. Juventus ëndërron Pep Guardiolën, por problem mbetet paga mjaft e lartë. Spanjolli fiton 23.5 mln euro në sezon. Së fundmi në skenë ka dalë edhe emri i trajneri Didier Deschamps. Francezi e njeh mirë ambientin bardhezi pasi ka luajtur si lojtar dhe më pas e ka drejtuar si trajner në sezonin 2006-2007./ABC News Albania 24/7