“Roma, ekipi ideal për mua”, The Guardian i kushton një speciale Kumbullës

schedule21:46 - 19 Shtator, 2020

schedule 21:46 - 19 Shtator, 2020

Marash Kumbulla, pas një sezoni fantastik te Hellas Verona, u transferua te Roma, ku do të ketë mundësinë të tregojë vlerat e tij në një prej klubeve më legjendare të Italisë dhe Europës. Sot, The Guardian i ka kushtuar një speciale djaloshit shqiptar, i cili ka rrëfyer shumë gjëra në një intervistë të gjatë.

“Kur e kuptova se më jepej mundësia të luaja për Romën, nuk m’u desh shumë kohë që të vendosja. E dija menjëherë se ishte klubi i duhur për mua. Ata treguan interes dhe unë u ndjeva mirë. Ata më treguan projektin, stafin, si dhe sola me trajnerin. Tifozët e Romës, stadiumi dhe historia e këtij klubi të madh është e mrekullueshme, ishte shumë e lehtë që ta zgjidhnim.

Për mua, Roma është vendi ideal për të vazhduar karrierën. Rivali më i vështirë? Ronaldo ka qenë një kundërshtar i vështirë, por jam munduar ta kufizoj me karakteristikat e mia dhe t’i paraprij. Dibala dhe Lukaku janë shumë të vështirë për t’u përballur, i pari për shpejtësinë e tij dhe i dyti për forcën.

 

Fitorja ndaj Juventusit është e paharrueshme pasi ishte në ditëlindjen time, nuk mund të kisha kërkuar për një dhuratë ditëlindje më të mirë. Kam përfituar nga fakti se kam luajtur kundër lojtarëve më të mirë në Itali në një moshë kaq të re. Më ka bërë të rritem më shpejt.

Italia është një vend i cili më ka dhënë shumë dhe ku pëlqej të jetoj. Por zemra ime më ka thënë gjithmonë se ekipi im kombëtar është Shqipëria. E gjithë familja ime është prej atje dhe jam krenar për origjinën time. Prindërit e mi janë krenar për mua”, u shpreh Kumbulla./abcnews.al