Rritet numri i të infektuarve në Gjermani, humbin jetën 285 persona nga koronavirus

schedule15:18 - 27 Mars, 2020

schedule 15:18 - 27 Mars, 2020

Gjermania ditët e fundit po përballet me një numërtë shtuar të pacientëve të infektuar me koronavirus. Deri më tani kanë humbur jetën 285 persona dhe mbi 47 mijë persona raportohen të infektuar me COVID 19 në këtë shtet.

Informacionet e fundit bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar pozitivë me koronavirus 3435 persona.

Ndërkohë një ditë më parë kancelarja gjermane, Angela Merkel, përjashtoi mundësinë e lehtësimit të masave të izolimit, duke theksuar se rastet e reja vazhduan të rriten me shpejtësi gjatë dy ditëve të fundit./abcnews.al