Rinovimi me Barcelonën: Ka “tym të bardhë”, Messi sakrifikon për klubin e zemrës

schedule23:36 - 22 Qershor, 2021

schedule 23:36 - 22 Qershor, 2021

Joan Laporta po negocion prej kohësh me Leo Messin për rinovimin. Presidenti ka një marrëdhënie fantastike me yllin e ekipit katalanas dhe po bën maksimumin për të zgjatur bashkëpunimin me të, pavarësisht situatës së vështirë ekonomike të klubit.

Cadena COPE thekson se “pleshti” ka pranuar propozimin e Laportës dhe do vazhdojmë ta shijojmë në “Camp Nou”, minimalisht edhe për dy sezone të tjera. Një lajm që gëzon dhe lumturon tifozët e Barcelonës, po cilat janë detajet e kontratës së re?

Messi do të firmosë një kontratë 1+1. Rroga e sezonit të ardhshëm do të ulet disi, me kapitenin që ka pranuar të sakrifikojë për të ndihmuar klubin e zemrës të kalojë sa më shpejt momentin e krizës financiare.

Radio iberike bën të ditur që verën e ardhshme do të ndodhë rinovimi automatik i kontratës deri në vitin 2023, ndërsa rroga e argjentinasit të famshëm do të pësojë një rritje të konsiderueshme. /abcnews.al