Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Rindërtojmë falas shtëpitë e djegura”/ Rama: Vlerësim e kompensim në çdo bashki të prekur nga zjarret

schedule09:10 - 16 Gusht, 2025

schedule 09:10 - 16 Gusht, 2025

As 24 ore nga premtimi i tij, kryeministri Rama ka shpallur nisjen e vleresimit te demeve nga zjarret dhe kompensimin e te prekurve.

Evidentimin e demeve dhe demshperblimet, kryeministri ua le Bashkive. Do te jene kryebashkiaket qe ngrene grupet e vleresimit dhe ato do te pergatisin listat me numrin e banesave te shkaterruara e demtuara si dhe kreret e bagetive te humbura dhe jo vetem.

Ky vleresim perfshin banesa, infrastrukture, biznese, objekte sociale apo kulturore dhe struktura apo kultura bujqesore.



Parate, bashkite do i gjejne nga fondi i emergjencave civile dhe vetem nese kompensimi kalon masen 8% te buxhetit te bashkise perkatese, atehere do u kerkojne Agjencise Kombetare te Mbrojtjes Civile.

Ndonese pati vetem 1 viktim nga zjarret ne Gramsh, do te kete demshperblim te vecante pas raportit mjeko ligjor, kurse per ata qe humben shtepite, rreth 40 familje, do te perfitojne falas banesa te reja te cilat do te rindertohen nga qeveria.

Per ata qe paten vetem deme, pas procesit te vleresimit, kompensimi per bagetite, kulturat bujqesore dhe mjetet mekanike do te behet mbi Cmimin e Tregut.

Kurse per orendite dhe pajisjet shtepiake, mbi Cmimin Mesatar.

Bizneset, per makinerite e mallrat do te duhet te dorezojne me pare dokumentacionin prane Organeve Tatimore.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!