Rikthimi fizik i pronave, Vorpsi: Janë mbi 7 mijë dosje të pashqyrtuara, po zhduket termi kthim

schedule14:49 - 25 Maj, 2023

schedule 14:49 - 25 Maj, 2023

Qeveria së fundmi ka marrë një vendim të rëndësishëm që pritet të japë zgjidhje çështjes së pronave.

Sipas këtij ligji do të bëhet ritrajtimi i së paku 7 mijë dosjeve të ish pronarëve, ndërkohë që do ketë dhe kompensim aty ku pronat jane zënë nga ndertime pa leje.

Kreu i Shoqatës pronësi me Drejtësi, Myrshit Vorpsi i ftuar në “Sheshi I Dollarit”, në ABC NEËS është shprehur se një gjë e tillë nuk është e vërtetë dhe se çështja e pronave nuk do të marrë zgjidhje.

Ndër të tjera ai thekson se me këtë ligj ka shumë gjasa që pronarët të mos kompensohen në vlerë monetare.

Këto vendime të këshillit të ministrave kanë dalë në bazë të ligjit 77, të 2022 një vendim dhe ligj që erdhi si rezultat i vendimarrjes së Gjykatës së Strasburgut dhe më vonë të Gjykatës Kushtetuese. Kanë qenë për tu vlerësuar financiarisht dhe të likujdoheshin në mënyrë monetare pronarët e 26 mijë 92 vendimeve të komisionit për kthimin e pronave që kishin si objekt kompensimin e pronës. Nga 2016 që ligji hyri në fuqi dhe deri në 2019 për rreth tre vite tashmë ka kaluar më shumë, janë vlerësuar 18 734 vendime dhe që kanë prodhuar një vlerë prej 101 miliardë lekë të reja. Ndryshimet e ligjit 77 konsistojnë në faktin se vendimet e vlerësuara do të futen edhe një herë për rivlerësim.

Pjesa e kthyer do të hiqet nga pjesa për kompensim dhe pronarët do të vlerësohen financiarisht për pjesën e mbetur. Një pronar ka pasur një pronë prej 100 metra katrorë, toka ka qenë truall dhe është vlerësuar si e tillë, pronarit i janë kthyer 50 metra katror dhe pjesa tjetër do i kompensohet, ndërsa tani me këtë ligj nuk do të marrë asgjë”, është shprehur ai.

Ndër të tjera I ftuar në lidhje me këtë çështje ka qenë edhe avokati Redi Ramaj, i cili ka thënë se legjislacioni nëse nuk do të japë zgjidhje kësaj çështje për kompensim me pronarët I bie që të kthehemi pas në kohë.

“Gjithë legjislacioni në vendin tonë këtë ka pasur si qëllim, në momentin që një ish pronar ka kërkuar kthimin fizik të pronës dhe ajo ka qenë e lirë atëherë duhej që ti kthehej ajo pronë, por deri në momentin e mandatit të agjensisë së pronave nuk ka arritur që të bëjë shqyrtimin e pronave.

Në këtë moment ky rregullim nuk i jep zgjidhje pronave, pasi prej 30 viteve ajo nuk I është kthyer pronarëve prona. Nuk e dimë nëse ka më prona të lira për tu kthyer ish pronarëve.

Besoj se do të mbesim vetëm te pjesa e kompensimit që do të jetë me çmime shumë të ulëta dhe nuk do të kënaqen pronarët që prej vitesh po kërkojnë të drejtën e tyre për pronën. Çdo rregullim I ligjit në favor të pronarit është i mirëpritur por nëse një gjë e tillë nuk e mundëson zgjidhjen e problematikës kjo do të na ktheje me hapa pas”, ka thënë avokati.

Vorpsi gjithashtu në fjalën e tij ka theksuar se tashmë pronat e kërkuara nga pronarët në vendin tonë janë të zëna dhe se shteti nuk ka ku ti gjejë që t’ja kthejë pronarit.

 “Zgjidhja është Gjykata Kushtetuese, grupet e punës janë duke punuar për materialin në gjykatën kushtetuese, por që të kthehemi edhe një herë në fillim për këto 7 mijë dosje të famshme pronarët kanë kërkuar që agjensia e rikthimit të pronave, që duke filluar nga viti 2008 janë 7 mijë dosje të patrajtuara në këtë agjensi. Këto 7 mijë dosje kanë brenda tyre kërkesën e pronarëve që tu njihet kthehet ose kompesohet. Termi kthim zhduket, tani në ligj nuk ka më kthim prone, por kompesim fizik në pronën e vetë pronarit.

Ligjvënësi e ka modifikuar dhe qëllimi nuk është të heqë nga memorja fjalën kthim por do ta heqë edhe nga përdorimi atë si fjalë. Janë 15 bite që këto dosje kanë qenë në zyrat e shtetit shqiptar. Brendia e këtyre dosjeve është se pronarët e këtyre dosjeve kërkojnë kthimin ose kompensimin e tokës, 144 mijë hektarë tokë bujqësore pyll dhe kullotë. Por tashmë shteti nuk ka ku ti gjejë më”, ka thënë Vorspsi./abcnewsa.l