Rikthim në Premier League, gati oferta e majme për Depay

schedule18:51 / 12/11/2019

Memphis Depay u konsiderua si një transferim i dështuar disa vite më parë, kur iu bashkua Manchester United. Te “Djajtë e Kuq”, ylli holandez nuk ia doli të tregojë potencialin e tij, duke u larguar në Francë te skuadra e Lyon.

Dy sezonet e fundit, Depay është shndërruar në një nga sulmuesit anësorë më të mirë në botë, pasi ka dhuruar spektakël dhe ka arritur statistika të frikshme në Ligue 1. Si pasojë, dhe skuadrat e interesuara për të janë shtuar tepër.

Siç raportohet nga Anglia, po përgatitet një ofertë prej 50 milionë euros nga Tottenham për shërbimet e Depay dhe me shumë gjasa, akordi mes dy klubeve do të arrihet. Mbetet për t’u parë nëse vetë Depay do të dëshirojë të rikthehet në Premier League./abcnews.al

schedule18:51 / 12/11/2019