Në orët e para të mesnatës së kaluar, në Shqipëri, ka rënë një tjetër tërmet duke rikthyer panikun te qytetarët.
Qendra europiane e tërmeteve (CSEM), njofton se lëkundja ka qenë me magnitudë 4.5 të shkallës Rihter dhe është regjistruar në orën 00:14, me epiqendër në fshatin Shetaj të Durrësit. Ndërkohë, kjo lëkundje e fortë është ndjekur nga një tjetër lëkundje më e lehtë, me magnitudë 3 të shkallës Rihter, në orën 00:34, me një thellësi 29 kilometra nga Durrësi.
Kujtojmë që më 26 nëntor vendi ynë u godit nga një tërmet shumë i fortë me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter, që i mori jetën 51 personave, ndërsa qindra të tjerë mbetën të plagosur.