Një 13-vjeçare shqiptare ka ndërruar jetë në Itali. Adoleshentja prej 6 ditësh ndodhej në koma, në gjendje të rëndë për jetën. 13-vjeçarja u aksidentua në orët e para të mëngjesit të datës 10 janar teksa ishte duke udhëtuar me tre persona të tjerë në automjet. Të rinjtë kanë postuar video në rrjetin social TikTok teksa shihet që udhëtojnë me më shumë se 15 kilometra në orë.
Drejtuesi i mjetit një 22-vjeçar ka humbur kontrollin si pasojë e shpejtësisë dhe ka dalë nga rruga, teksa ishte edhe nën efektin e alkoolit. Nga aksidenti 13-vjecarja mori një goditje te fortë në kokë.