Gazetari: Berisha vazhdon kërcënon SPAK, është zhytur në llogore!

schedule23:47 - 17 Janar, 2025

schedule 23:47 - 17 Janar, 2025

Gazetari Flogert Muça në një intervistë në “Ora e Fundit” në ABC News, u shpreh se ish-kryeministri Sali Berisha nuk i ka ndaluar kërcënimet ndaj SPAK.

Gjithashtu gjatë intervistës theksoi se raporti i ish-kryeministrit me votën është raporti më i tmerrshëm që mund të ketë një politikan dhe se sipas tij, nuk do të arrijë aspak fitore.

“Sali Berisha nuk po bën rolin e kryepolicit, por po bën rolin e Altin Dumanit. Për atë mafien që thotë Berisha sot e ka përgjegjësinë SPAK, në kuptimin që është në kompetencën e tij. Dhe doktori nga ana e tij thotë që unë po erdha në pushtet atë institucion do e zhbëj dhe nëse do jenë aleatë, “nuk do ju hyjë gjemb në këmbë”. Në këtë kuptim doktori është në llogore, në një kërcënim ndaj SPAK. Por raporti i Berishës me votën është raporti më i tmerrshëm që mund t’i ketë një politikan. Demokratët nuk e besojnë që Sali Berisha do t’i sjellë në pushtet. Ata që janë aty luftojnë për një karrige deputeti, ndërsa militantët mendojnë që mund t’i ndihmojnë me ndonjë punë. Brenda PD po ndodh një kurth i madh, Sali Berisha po i bën kurthin e madh grupit të Gaza Bardhit, ata nuk do të jenë në parlament. Prandaj Gaz Bardhi ka dalë dhe ka deklaruar se do ta mbështesë SPAK dhe po ashtu doli kundër primareve. Gazi do të jetë jashtë listave dhe doktori do t’i shkojë deri në fund”, tha ndër të tjera ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!