Parlamenti hapi dyert këtë të premte për të pritur 140 deputetët e Legjislaturës së 11-të.
Seanca e parë plenare u drejtua nga socialisti Vasil Llajo, i cili sëbashku me 71 kolegë u ulën për herë të parë në parlament.
Nuk munguan trupa diplomatike përfshirë të deleguarën me punë të SHBA-së, VanHorn.
Vasil Llajo lexoi një nga një të gjithë emrat e deputëve ndërsa përcolli edhe një mesazh bashkëpunimi dhe dialogu mes palëve politike.
Por demokratët erdhën si zakonisht duke bllokuar foltoren por seanca vijoi me ngritjen e komisionit të posacëm për verifikimin e mandateve. Pjesë e sekretariatit të tij janë Zegjine Çaushi dhe Marjana Koceku si deputetet më të reja, ndërsa Klodiana Çapja nga PD refuzoi të bëhej pjesë
Jashtë sallës deputetët e rinj patën komentet e para. Sara Mila erdhi në Kuvend me një shall që thotë se simbolizon të gjithë baltën që i është hedhur ndërsa Zegjine Çaushi flet për besimin që i është dhënë.
Ana Dajko, deputetja e ‘Shqipëria Bëhet’ u shfaq për herë të parë në publik ndërsa Redi Muci nuk përjashtoi bashkimin e votës me shumicën për ligje pro qytetarëve.
Deputetët do të rikthehen sërish në sallë në orën 17:00 për tu betuar me dorën mbi Kushtetutë dhë votuar kryetarin e kuvendit. Propozimi i shumicës është Niko Peleshi.


