Rikthehen drithërimat e Superiores, në Elbasan luhet derbi i veriut

schedule08:15 - 7 Maj, 2021

schedule 08:15 - 7 Maj, 2021

Kategoria Superiore hap sot tiparin e javës së 32-të, duke iu afruar kështu edhe më shumë fundit të Kategorisë Superiore, që do jetë më i ethshëm se kurrë. Nëse Tirana vitin e shkuar e fitoi dy ndeshje më parë, këtë herë llogaritë do jenë më të ngushta.

Në fushë sot në orën 18:00 zbresin Kukësi dhe Vllaznia, në një derbi të veriut të vendit, i cili do luhet në Shqipërinë e Mesme, “Elbasan Arena”. Shkodranët e kanë obligim fitoren në mbrëmjen e sotme për të qëndruar pranë Teutës e Partizanit dhe për të pritur gabimet e tyre.

Nga ana tjetër Kukësi nuk tregon shenja jete prej javësh, ku regjistron tre humbje rresht dhe kuota e 36 pikëve nuk lëviz. Skuadrës së Josës i duhen pikë me patjetër për të ruajtur vendin e gjashtë dhe mbajtur larg Kastriotin e Bylisin, për të mos rrezikuar vendin e tetë. /abcnews.al

KATEGORIA SUPERIORE
Java 32, 7 maj 2021
Ora 18:00 |  Kukësi-Vllaznia