Qyteti kinez, Wuhan vendi ku pati epiqendrën shpërthimi i virusit, për herë të parë ka rihapur shkollat. Të bllokuar për muaj të tërë, në Wuhan gjimnazistët rikthehen në disa shkolla të qytetit, duke respektuar masat mbrojtëse.
Siç raportojnë mediat e huaja janë rreth 57, 000 gjimnazistë në Wuhan që po përgatiten për provimet e ardhshme edhe pse është sqaruar se procesi mund të ndiqet online.
Zyrtarë të Wuhan janë shprehur se të gjitha ambientet janë dezinfektuar. Ndërkohë qytetet kryesore në Kinë po i rikthehen gradualisht normalitetit edhe pse kanë vendosur kufizime të rrepta për të menaxhuar përhapjen e virusit.