Rifillimi i Premier League, zbulohet një skenar i bujshëm

schedule17:41 - 4 Maj, 2020

schedule 17:41 - 4 Maj, 2020

Premier League angleze, sikurse ligat e tjera të mëdha në Europë, nuk kanë ende një datë zyrtare mbi rifillimin e garës, teksa nuk mungon vullneti nga aktorët e futbollit për të zbritur në fushë.

Të premten, do te mbahet një takim nga 20 klubet e Premier League, ku do te vendosen fatet e sezonit. Mediat britanike raportojnë se aktualisht po shqyrtohet mundësia që ndeshjet e mbetura të zhvillohen në fusha neutrale, në 8 ose 10 stadiume si masa parandaluese ndaj COVID-19.

Disa prej klubeve janë kundër kësaj ideje, pasi në kalendar parashikohet që më shumë se gjysmën e ndeshjeve të mbetura, t’i zhvillojnë në fushat e tyre, çka përben një avantazh për të arritur objektivat sezonale.

Federata Angleze e Futbollit është e destinuar për të gjetur një akord, teksa koha nuk premton. Deri në mbylljen e edicionit aktual janë edhe 9 javë për tu ezauruar, teksa kanë të gjithë kohën e mjaftueshme për të përfunduar garën, ku afati përfundimar është data 2 gusht, e vendosur nga UEFA.

Një tjetër hipotezë që ka gjetur mbështetje, është që sezoni i ardhshëm të zhvillohet me 22 skuadra, pra ne edicionin aktual te mos ketë skuadra të cilat do të bien një kategori më poshtë, teksa nga Championship të ngjiten dy skuadrat e para./abcnews.al