Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Rico humbi 20 kg, nëse plaga do të kishte qenë gjysmë centimetri më e thellë, ai do të kishte vdekur

schedule16:19 - 8 Korrik, 2023

schedule 16:19 - 8 Korrik, 2023

Zbulime tronditëse nga “Athletic” për fatkeqin Sergio Rico. Portieri spanjoll pati një aksident të rëndë javë më parë, kur një kalë e goditi me shkelm në kokë dhe qafë, si pasojë e të cilit ai luftoi për jetën për disa ditë në Sevilla.

Portieri spanjoll ka humbur 20 kg, por edhe 30% të masës muskulore. Në fakt, mjekët raportuan se nëse plaga do të kishte qenë gjysmë centimetri më e thellë, atëherë Rico do të kishte vdekur menjëherë.

Lojtari i Paris Saint-Germain nuk përballet me probleme neurologjike. Pasi doli nga koma, ai shpejt u bë i vetëdijshëm dhe filloi të marrë frymë vetë.



Kur gjendja e tij shëndetësore të përmirësohet më tej, Rico pritet të transferohet në shtëpinë e re që ka blerë në Sevilla për t’u rikuperuar atje, nën mbikëqyrjen e stafit mjekësor. /G.D abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!