Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Riaktivizohet zjarri në Derven të Krujës, zjarrfikësit rikthehen në terren

schedule18:48 - 28 Shtator, 2026

schedule 18:48 - 28 Shtator, 2026

Një zjarr ka përfshirë pak minuta më parë disa toka bujqësore në fshatin Derven të Krujës, duke djegur kallamishte dhe mbetje të parcelave me misër.

Zjarrfikësit e Krujës kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë arritur të izolojnë vatrën e zjarrit. Megjithatë, pas shuarjes së flakëve, zjarri është riaktivizuar, duke detyruar shërbimet zjarrfikëse të rikthehen sërish në terren.

Dyshohet se zjarri mund të jetë i qëllimshëm, por kjo mbetet për t’u verifikuar nga autoritetet përkatëse.



Zjarrfikësit vijojnë punën për shuarjen përfundimtare të flakëve dhe vënien nën kontroll të situatës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!