Reshjet e shiut dhe borës përfshijnë vendin, bien temperaturat

schedule12:45 - 21 Janar, 2018

schedule 12:45 - 21 Janar, 2018

Kjo e dielë ka ardhur me reshje shiu dhe bore në të gjithë vendin.

Në Ultësirën Perëndimore, sipas shërbimit “Meteoalb”, situtata do të mbetet e tillë deri në mbrëmje, kur dhe parashikohet përmiresim i motit.

Ndërkohë që në të gjitha zonat malore dhe deri pranë zonës së ulët, reshjet e borës do të vijojnë të jenë të pranishme.

Kthjellim të motit në pjesën më të madhe të vendit, shërbimi “Meteoalb” parashikon vetëm pas mesnatës.

Reshje të pakta bore priten në kufirin lindor.

Ndërkohë, temperaturat parashikohet të ulen me 2 – 3°C në të dy ekstremumet termike ditore, rënie që do të vijojë deri mëngjesin e së hënës.

Ndërsa era do të fryjë mesatare me shpejtësi deri 30 km/h nga drejtimi perëndimor, duke bërë që në det të gjenerohet dallgëzim 3 ballë./abcnews.al