Përmirësohet situata në rrugën e Llogarasë

schedule10:00 - 19 Dhjetor, 2017

schedule 10:00 - 19 Dhjetor, 2017

Në Qafën e Llogarasë situata është përmirësuar dhe lëvizja e mjeteve bëhet në normalitet. Megjithatë policia u drejtohet shoferëve të mbajnë me vete zinxhirët për shkak se në vende të caktuara ka ende ngrica. Gjatë natës kjo rrugë ishte e bllokuar tërësisht pasi bora arriti në 30 cm trashësi. Në orët e para të ditës firma e mirëmbatjes hodhi kripë dhe skorje dhe po mban në kontroll segmentin . Akull dhe borë ka edhe në disa rrugë të qarkut të Peshkopisë.  Aksi rrugor rural Ostren-Trebisht, është i kalueshëm me zinxhirë. Aksi rrugor rural i Krastës që lidh fshatrat Val, Peshk, Lenë, Thekra, është i kalueshmëm me zinxhirë. Por rruga nacionale Peshkopi Bulqize Klos, Burrel nuk ka probleme.  Policia e Dibrës  ka shtuar grupe shërbimi të policisë në akset rrugore, për të drejtuar e menaxhuar me kujdes qarkullimin rrugor si dhe për t’ju ardhur në ndihmë gjithë drejtuesëve  që kanë nevojë për ndihmën e policisë./abcnews.al