Reshje shiu dhe bore, si parashikohet moti për sot

schedule07:12 - 6 Dhjetor, 2021

schedule 07:12 - 6 Dhjetor, 2021

Vranësira, shira dhe reshje dëbore mbizotërojë motin në vendin tonë duke filluar nga orët e para të ditës, ku më të konsiderueshme reshjet do jenë në veri dhe qendër duke bërë që herë pas here reshjet të jenë në formë rrebeshi. Sipas MeteoAlb pasditja sjellë përmirësim të kushteve atmosferike duke bërë që të ketë intervale me kthjellime. Edhe nata vijon në zonat malore me prezencë të pakët të reshjeve të dëborës.

Temperaturat e ajrit ulen gjatë mëngjesit dhe mesditës duke bërë që minimumi dhe maksimumi të luhaten nga -2°C deri në 14 °C. Era do të fryjë mbetet e fortë në tokë dhe në det duke arritur shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgë deri në 5  ballë.

Rajoni dhe Europa; Veriu dhe pjesërish Europa Qëndrore mbeten në ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme atmosferike duke kushtëzuar temperatura të ulta dhe reshje dëbore. Po ashtu në ndikimin e vranësirave të shpeshta dhe reshjeve të shiut paraqitet situata e motit Europën Juglindore. Ndërsa kthjellime dhe vranësira të lehta mbizotërojnë gadishullin Iberik.

Kosova; Vranësira të dendura dhe reshje shiu e dëbore dominojnë motin në Kosovë gjatë paradites, KU më të dukshme reshjet do jenë në zonat perëndimore dhe Jugore të saj. POR duke ju afruar mesditës vranësirat dhe reshjet largohen nga Kosova duke ja lënë vendin motit të kthjellët dhe vranësirave të herë pas hershme.

Maqedonia e Veriut; Pjesa e parë e ditës paraqitet me vranësira të shpeshta duke gjeneruar rrebeshe shiu dhe reshje dëbore në zonat malore të MV. Parashikohet që edhe pjesa e dytë e ditës të vijojë në të njëjtat kushte atmosferike edhe pse herë pas herë do ketë intervale me kthjellime.