Reshje shiu dhe bore, si do të jetë moti sot

schedule07:20 - 26 Dhjetor, 2021

schedule 07:20 - 26 Dhjetor, 2021

Sipas MeteoAlb: Zhvillimi i një qendre të fuqishme ciklonare në qendër të rajonit të Mesdheut do të diktojë kushtet e motit edhe në vendin tonë.

Për pasojë: deri në mesditë moti do paraqitet me vranësira të dendura dhe reshje shiu e dëbore në veri dhe Jug POR intervale me kthjellime do ketë në qendër. Pasditja dhe orët vijuese sjellin zhvillim të vranësirave dhe reshje në të gjithë vendin ku gjatë natës reshjet herë pas here bëhen mesatare.

Temperaturat e ajrit rriten sërisht në mëngjes por edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C  deri në 19 °C.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 55 km/h Jugor duke gjeneruar ne brigjet detare  dallgëzim 5 ballë.

Kosova

Dita nis me vranësira të dendura në të gjithë republikën e kosovës, situatë e cila vijon deri pas mesditës kur vranësirat pësojnë zhvillim `në zonat lindore duke sjellë edhe reshje shiu ndërsa reshje dëbore do ketë vetëm në majat e maleve.

Maqedonia e Veriut

Pjesa e parë e ditës do të paraqitet me kthjellime dhe vranësira të herë pas herëshme në të gjithë MV. por pjesa e dytë e ditës sjellë shpeshtim të vranësirave duke rrezikuar në zonat kufitare me territorin shqiptar edhe reshje të pakta shiu e dëbore. Parashikohet që moti i paqëndrueshëm të vijojë edhe orët e natës./abcnews.al