Republika Çeke lehtëson masat kufizuese ndaj COVID-19

schedule12:40 - 24 Prill, 2020

schedule 12:40 - 24 Prill, 2020

Të enjten qeveria e Republikës Çeke parashtroi planet e saj për të hequr kufizimet që ishin vendosur për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Duke filluar nga e hëna, disa dyqane, palestra, biblioteka dhe disa zona në natyrë në kopshte zoologjike e kopshte botanike do të rihapen, shkruan CNN.

Do të lejohen gjithashtu shërbimet fetare për një maksimum prej 15 personash.

Nga 11 maji, të gjitha dyqanet në qendrat tregtare dhe ato më të mëdha se 2,500 metra katrorë do të rihapen, si dhe restorantet, baret dhe kafenetë.

Sallonet e bukurisë, masazhit, muzetë dhe galeritë do të rihapen gjithashtu më 11 maj.

Nga 25 maj, hotelet, teatrot do të rihapen, dhe dasmat do të zhvillohen “nën kushte higjienike specifike” , thuhet në deklaratë.

Republika Çeke ka raportuar deri më tani 7,187 raste me Covid-19, si dhe 210 viktima, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins./abcnews.al