Rënia e Skënderbeut nga Superiorja, trajneri Gega largohet para Laçit

schedule18:21 - 12 Maj, 2022

schedule 18:21 - 12 Maj, 2022

Skënder Gega e mbyll me Skënderbeun pas nëntë ndeshjes. Tekniku tropojan e mori drejtimin e korçarëve para ndeshjes me Laçin në fazën e tretë dhe tani largohet para saj.

“Prej disa javësh pata privilegjin dhe kënaqësinë të isha pjesë e Skënderbeut. Dua t’i falënderoj të gjithë për mbështetjen dhe respektin.

Nuk ia dolëm dot për disa arsye, por jam i sigurt se ky qytet dhe ky klub meriton vendin që i takon dhe patjetër që do të rikthehet edhe më i fortë. Faleminderit të gjithëve”, shkruan Gega. Matematikisht Skënderbeu ka rënë në Kategorinë e Parë. / abcnews.al