Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rëndohet bilanci i aksidentit të Lushnjes, ndërron jetë edhe kushëriri i Jorges Shabanit

schedule08:56 - 29 Tetor, 2019

schedule 08:56 - 29 Tetor, 2019

Është rënduar bilanci i aksidentit të mbrëmshëm në rrethrrotullimin e Kolonjës në autostradën Fier-Lushnje. Policia njofton sot se ka ndërruar jetë edhe njëri prej personave që u plagos mbrëmë.

Tre të rinjtë Alteo Shabani 18 vjeç, Jorges Shaban 21 vjeç dhe Alban Doksani 16 vjeç po udhëtonin në aksin Fier-Lushnje gjatë mbrëmjes së djeshme me një mjet “Daimler Crysler” teksa pësuan aksident tek rrethrrotullimi i Kolonjës.

Siç bën me dije policia, në aksident humbi jetën në vend Jorged Shabani, ndërsa gjatë mëngjësit të sotëm ka ndërruar jetë edhe Alteo Shabani.



EKSKLUZIVE/ “Si i nxorrëm tre djemtë nga makina e bërë copë”: Dëshmia tronditëse nga aksidenti tragjik në Lushnje

“Në lidhje me aksidentin e mbrëmshëm, ku ndërroi jetë shtetasi J.Sh , 21 vjeç, ka ndërruar jetë edhe një prej të plagosurve, shtetasi A.Sh, 22 vjeç”- njofton policia.

Nderkohe qe shtetasi A.D, 16 vjeç, ndodhet në Spitalin e Traumës ne Tiranë nën kujdesin e mjekëve.

Fillimisht te plagosurit u derguan ne spitalin e Lushnjes. Të tre personat kanë qenë në një automjet, cili ka dalë nga rruga dhe pasi është përplasur me bordurën anësore ka rënë në një kanal. Perplasja ka qene tragjike per dy te rinjte, njeri prej te cileve humbi jeten ne vend.

Njoftimi i policisë

Lushnje
Informacion paraprak

Sot rreth orës 21:30, në aksin rrugor Lushnje–Fier,në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Kolonjës”, mjeti tip “DAIMLER CHRYSLER”, ka dalë nga rruga dhe si pasojë kanë ngelur të dëmtuar tre shtetas të cilët ishin pasagjer në këtë mjet.

Pasi u dërguan në Spitalin e Lushnjes në gjendje të rëndë, një prej tyre ndërroi jetë dhe 2 të tjerët ndodhen në gjendje të rëndë nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe 2 të dëmtuarve të tjerë dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarje

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!