Rekorde të reja në “El Clasico”, Messi barazon Sergio Ramos dhe Xavin

schedule16:57 - 8 Prill, 2021

schedule 16:57 - 8 Prill, 2021

Të shtunën rikthehet El Clasico. Dueli i përjetshëm, Real Madrid-Barcelona nis prej orës 21:00. Një përballje e fortë, emocionuese si gjithmonë dhe tepër e rëndësishme për titullin kampion.

Skuadra katalanase renditet në vend të dytë në La Liga me 65 pikë, një më pak se Atletico kryesuese dhe dy më shumë se “Los Blancos”. Shpresat e Barcelonës janë te Leo Messi, golashënuesi më i mirë në historinë e El Clasicos.

Ylli argjentinas ka shënuar 26 gola në sfidat përballë Real Madrid, teksa në fundjavë pritet të barazojë dy rekorde të tjera. “Pleshti” do të regjistronte ndeshjen numër 45 përballë kampionëve në fuqi, duke barazuar rekordin e Sergio Ramos.

Ky i fundit pritet të mungojë si pasojë e një dëmtimi. Kjo do të ishte hera e tretë që mbrojtësi andaluzian humbet një El Clasico, pas atyre që humbi në duelin e vitit 2011 në Champions League dhe dy vite më vonë në Kupën e Mbretit.

Ndërkohë, Messi do të regjistronte El Clasicon numër 29 në kampionat, po aq sa numëron edhe legjenda Xavi, dy lojtarët e ekipit katalanas me më shumë prezenca në duelin prestigjioz në La Liga. /abcnews.al