Rekord të infektuarish në SHBA, regjistrohen 200 mijë raste gjatë 24 orëve

schedule15:32 - 26 Nëntor, 2020

schedule 15:32 - 26 Nëntor, 2020

Shtetet e Bashkuara të Amerikës regjistruan numrin më të lartë të viktimave si pasojë e koronavirusit që nga muaji maj.

Rritje rekord pësoi dhe numri i të infektuarve. Brenda një dite u shënuan rreth 200 mijë raste, shifra më e lartë ditore që prej fillimit të pandemisë.

Ndërkohë më shumë se 89 mijë persona janë të shtruar në spital, një tjetër shifër rekord.

Zyrtarët në shumë shtete kanë vendosur kufizime për të ngadalësuar përhapjen e virusit, në prag të festave.

Gjykata e Lartë lëshoi një urdhër të përkohshëm që bllokon shtetin e Nju Jorkut të vendosë kufizime pjesëmarrjeje në objektet e kultit në ato zona ku është shënuar një rritje e rasteve me koronavirus.

Sakaq në të gjithë botën që prej fillimit të pandemisë janë shënuar më shumë se 60,4 milionë të infektuar nga COVID-19 dhe 1,4 milionë viktima.

Shtetet e Bashkuara kanë numrin më të lartë të viktimave, pasuar nga Brazili me 170 mijë, India me 135 mijë dhe Meksika me 103 mijë të vdekur./abcnews.al/