Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

SHBA thirrje Evropës dhe Kanadasë: Merrni përgjegjësinë për mbrojtjen konvencionale

schedule19:47 - 15 Shtator, 2026

schedule 19:47 - 15 Shtator, 2026

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po u kërkojnë aleatëve të tyre evropianë dhe Kanadasë që të marrin një rol më të madh në garantimin e mbrojtjes konvencionale të Evropës.

Synimi i Washingtonit është që një pjesë më e madhe e përgjegjësisë ushtarake në kontinent t’u kalojë aleatëve, duke i dhënë SHBA-ve mundësi të përqendrojë më shumë burime në sfidat strategjike në rajonin e Paqësorit.

Ambasadori amerikan në NATO, Matthew Whitaker, deklaroi se forcimi i kapaciteteve ushtarake të vendeve evropiane do t’i lejonte SHBA-ve të ruante më shumë fuqi për angazhime të tjera globale, përfshirë skenarë të mundshëm në Paqësor.

Kjo do të çlirojë SHBA-në për të projektuar fuqinë globalisht dhe për t’u marrë me gjëra të tilla si situatat e Paqësorit me të cilat mund të përballemi në të ardhmen“, tha Whitaker për rrjetin televiziv amerikan “Fox Business”.

Sipas Whitaker, Washingtoni kërkon aleatë më të fuqishëm dhe të aftë, te të cilët mund të mbështetet në rast krizash.

Ai argumentoi se pas përfundimit të Luftës së Ftohtë dhe shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik në vitin 1991, shumë vende evropiane reduktuan ndjeshëm kapacitetet e tyre të mbrojtjes, ndërsa SHBA-ja vazhdoi të mbante një pjesë të konsiderueshme të barrës së sigurisë së kontinentit.

Megjithëse vendet aleate kanë nisur të rrisin shpenzimet dhe kapacitetet e mbrojtjes, Whitaker vlerësoi se ky proces duhet të përshpejtohet.

Kjo qasje është pjesë e një riorganizimi më të gjerë të politikës së mbrojtjes amerikane nën administratën e presidentit Donald Trump. Në fokus është zhvendosja graduale e disa burimeve ushtarake nga mbrojtja konvencionale e Evropës drejt përballimit të sfidës strategjike që paraqet Kina.

Sipas kësaj strategjie, vendet evropiane pritet të forcojnë ndjeshëm forcat e tyre konvencionale dhe të jenë në gjendje të përballojnë pjesën kryesore të mbrojtjes së territorit evropian, ndërsa SHBA-ja do të ruajë një rol të rëndësishëm në parandalimin bërthamor dhe në dërgimin e përforcimeve në rast nevoje.

Kjo politikë vjen pas kërkesave të bëra në shkurt 2025 nga sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, i cili u bëri thirrje aleatëve evropianë që të marrin më shumë përgjegjësi për sigurinë e kontinentit.

Më vonë, në korrik, Pentagoni nisi një rishikim gjashtëmujor të dislokimit të trupave amerikane në Evropë, me qëllim rivlerësimin e pranisë dhe angazhimit ushtarak të SHBA-ve në kontinent.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!