Rekord shifrash, SHBA regjistron 481 mijë raste me Covid-19 në vetëm një javë

schedule15:29 - 26 Tetor, 2020

schedule 15:29 - 26 Tetor, 2020

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë regjistruar një tjetër rekord të rasteve javore me koronavirus. Njoftohet se më shumë se 481,300 raste pozitive për Covid-19 u regjistruan rreth e qark vendit për 1 javë.

Mesatarja shtatë ditore e rasteve ditore qëndroi në 68,767 pas të dielës, piku më i lartë që nga fundi i korrikut dhe një rritje prej 5.9 për qind nga një javë përpara, sipas Projektit të Ndjekjes COVID.

Një total prej 481,372 rastesh të reja iu shtuan totalit të rasteve që janë 8.63 milion, mes 19 dhe 25 tetorit, një periudhë kohore që përfshin dy shifra rekord të regjistruara të të premten dhe të shtunën. Në të dyja rastet, numri i të infektuarve ishte mbi 80,000.

Të dielën, në vend u regjistruan 60,789 raste me koronavirus, duke shënuar kështu bilancin më të larta të të infektuarve që nga 22 korriku.

Nga ana tjetër, edhe numri i të shtruarve në spitale është në rritje teksa më shumë se 41,753 pacientë u pranuan në spitale që nga e diela, më shumë se 36,428 nga e diela e kaluar. s.b/abcnews.al/