Rekord pas rekordi! I nxehti historik në Itali, temperatura deri në 47 gradë, në veri godet breshëri

schedule20:28 - 29 Korrik, 2021

schedule 20:28 - 29 Korrik, 2021

Temperaturat në Itali do të arrijnë deri në 47 gradë. Kjo është vala e nxehtësisë më e fortë që nga viti 2003.

Nga nesër në mbrëmje dhe përgjatë fundjavës në Itali pritet të shtrihet një vale e re temperaturave të larta. Sipas parashikimit të motit, temperaturat në Napoli mund të arrijnë në 47 gradë, ndërkohë që Siçili, Pulia dhe Bari vlerat maksinale do kapin shifrën e 46 gradë.

Mediat shkruajnë se këto kushte atmosferike konsiderohen si historike, më të forta se ato të vitit 2003.

Në Italinë qendrore, në rajone të tilla si Umbria, Toskana dhe rajoni më i gjerë i Romës, nxehtësia do të jetë prezent por jo si në jug të vendit.

Kjo valë e të nxehtit do të jetë prezent në dhjetë ditët e para të gushit. Ndërkohë tërësisht ndryshe parashikohet situata në veri të Italisë, nga Lombardia. Veneto dhe Piemonte ku meteorologët kanë parashikuar reshje të forta shiu, madje dhe breshër. m.v/abcnews.al