Reina: Eksperienca e Piolit do na ndihmojë, momenti për të reaguar

schedule13:25 - 14 Tetor, 2019

schedule 13:25 - 14 Tetor, 2019

Tifozët e Milanit shpresojnë që ulja në stol e Stefano Piolit të shkundë ekipin. Kuqezinjtë e kanë nisur keq sezonin e ri dhe numërojnë vetëm 3 fitore në shtatë ndeshjet e para. Loja mungon, por ekipi ka potencial dhe dëshirë për të treguar vlerat e veta.

Pepe Reina vlerëson eksperiencën e madhe të trajnerit të ri dhe beson shumë te ringritja e Milanit. Portieri spanjoll tregon rrugën e duhur dhe nuk dëshiron të flasë për objektiva të mëdha. Çdo ndeshje është si një finale dhe ekipi duhet t’i rikthehet sukseseve.

Pioli ka një eksperiencë të madhe dhe e njeh mirë futbollin italian. Të gjithë lojtarët duan të bëjnë më mirë në vazhdim. Deri tani nuk kemi qenë në lartësinë e duhur dhe nuk i kemi realizuar pritshmëritë. Shpresoj të përmirësohemi shpejt dhe të kënaqim vetën tonë në fillim, e pastaj edhe tifozët. Objektivi i Milanit duhet të jetë fitorja e ndeshjes së radhës. Llogaritë i bëjmë në maj“, përfundon portieri spanjoll i kuqezinjve. /abcnews.al