Regjisori rus Arabrov xhiron filmin “Gjirokastra” në qytetin e gurtë, bashkia i jep çelsin e qytetit

schedule20:39 - 9 Dhjetor, 2019

schedule 20:39 - 9 Dhjetor, 2019

Regjisori rus Juri Arabrov që po xhiron filmin “Gjirokastra” në qytetin e gurtë është vlerësuar nga Bashkia. Kryebashkiaku Flamur Golemi ka zgjedhur shtëpinë e gjeniut të letrave shqipe, Ismail Kadare për t’i dhuruar artistit rus çelsin e qytetit.

Juri Arabov, bashkautor me Kadarenë në shkrimin e skenarit të filmit, zgjodhi Gjirokastrën si shesh xhirimi, për të gjithë filmin.

Ngjarjet e filmit lidhen me fatin e trishtë dhe kalvarin dramatik që kaluan me dhjetëra familje shqiptaro-ruse pas prishjes së marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Bashkimit Sovjetik në vitin 1961.

Arabrov 66 vite më parë ka xhiruar në Shqipëri dhe disa episode të filmit ‘Skënderbeu’./abcnews.al