Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Refuzimi i gazit amerikan sjella pasoja/ Joseph: Do të ndikojë në marrëdhëniet Prishtinë-Uashington

schedule17:05 - 6 Korrik, 2026

schedule 17:05 - 6 Korrik, 2026

Qeveria e Kosovës duhet ta pranojë projektin amerikan të gazit dhe të bashkëpunojë ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në fushën e energjisë.

Profesori amerikan Edward P. Joseph ka deklaruar se një projekt i tillë do të ndikonte drejtpërdrejt në rritjen e sigurisë energjetike të Kosovës dhe në forcimin e marrëdhënieve me SHBA-në.

“Po. Qeveria e Kosovës duhet ta pranojë atë dhe duhet të punojë me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara dhe zyrtarët e qeverisë amerikane dhe duhet ta pranojë patjetër këtë. Dhe nuk ka asnjë arsye për të mos e bërë këtë, sepse ka të bëjë me sigurinë energjetike për Kosovën. Pra, po, keni qymyr, por qymyri është shumë dëmtues dhe ka shumë faktorë negativë. Për qymyrin nuk është diçka që e çon Kosovën në të ardhmen”, tha ai.



Joseph ka thënë gjithashtu se mosbashkëpunimi në këtë projekt mund të sjellë pasoja për qytetarët e Kosovës, duke theksuar ulje të sigurisë energjetike dhe distancim më të madh nga Shtetet e Bashkuara.

“Mund ta them këtë. Pasojat për çdo qytetar të Kosovës nga mosbashkëpunimi me Shtetet e Bashkuara në këtë projekt të LNG-së do të jenë ulja e sigurisë energjetike dhe rritja e distancës nga Shtetet e Bashkuara. Siguri më e ulët energjetike, rritja e distancës nga Shtetet e Bashkuara. Këtë mund ta them”, shtoi më tej ai.

Për gazin amerikan, vetë e ngarkuara me punë e SHBA-së në Prishtinë, Anu Prattipati, ka bërë disa herë thirrje për ta pranuar bashkëpunimin, por qeveria Kurti ka përsëritur qëndrimin e saj kundër.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!