Reforma Zgjedhore, përfundon mbledhja e Bashës me aleatët në selinë blu

schedule18:39 - 4 Qershor, 2020

schedule 18:39 - 4 Qershor, 2020

Ka përfunduar takimi i kreut të PD, Lulzim Bashës me aleatët në selinë blu. Takimi ka zgjatur më shumë se 2 orë.

Pritet që Basha të dalë në një deklaratë për mediat. Aleatët kanë dalë nga selia e PD, pa dhënë detaje për meidat. Ndërkohë Gazetari Juxhin Mustarafaj raporton se në fokus të këtij takimi ka vijuar të jetë cështja e formulës dhe si do të funksionojnë komisionet zgjedhore.

I vetmi kusht i PD është fakti nëse teknologjia, identifikimi biometrik i zgjedhësve nuk do të funksionoje, atëherë PD kërkon që komisionet zgjedhore të jenë në formatin që është aktual, pra komisione që janë me anëtarë të forcave politike.

Kreu i PD, mesditën e sotme ka zhvilluar edhe një drekë pune me ambasadorin gjerman në Tiranë. Takimi mes Bashës dhe ambasadorit mësohet të ketë qenë një takim informues, pasi ambasadorët e BE u takuan më herë mëngjesin e sotëm.

Reforma Zgjedhore është drejt mbylljes, ndërsa pritet të ketë vetëm një përgjigje nga kryedemokrati Lulzim Basha. Kjo përgjigje iu kërkua mbrëmë kreut të PD nga ambasadorja amerikane Yuri Kim. /abcnews.al