Reforma zgjedhore/ Pas bllokimit nga foltorja mbledhja mbahet online, Gjiknuri: I bëj thirrje kolegëve të na bashkohen

schedule12:06 - 26 Janar, 2024

schedule 12:06 - 26 Janar, 2024

Pas bllokimit nga Foltorja mbledhja e Komisionit për Reformën Zgjedhore po zhvillohet online.

Bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri u shpreh se duhet të zhvillohet një konsultë e gjerë me të gjitha partitë politike, ndërsa u bëri thirrje deputetëve që të mos pengojnë punimet por t’i bashkohen mbledhjes edhe online

“Kanë të gjithë të drejtën për të dhënë kontributin e tyre. Me rëndësi është të zhvillojmë diskutimin. I bëj thirrje të gjithë kolegëve të na mundësojnë zhvillimin e mbledhjeve fizikisht ose të na bashkohen online”, tha Gjiknuri.

Mëngjesin e sotëm mbledhja me prani fizike të deputetëve dështoi për shkak të skenarit bllokues të foltoristëve, të cilët zunë karriget dhe vendosën zhurmues në sallën ku ishte parashikuar të të mblidheshin anëtarët e komisionit të reformës zgjedhore.

/abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!