“Reforma zgjedhore”, Luan Rama: Nuk kemi garanci, votat mund të vidhen sërish

schedule17:11 - 29 Janar, 2020

schedule 17:11 - 29 Janar, 2020

Mospranimi nga SPAK i dosjes 184, sipas zv.kryetarit të LSI-së, Luan Rama është provë e kapjes së drejtësisë dhe e mbrojtjes së protagonistëve që kanë kryer shit-blejre të votave.

Për Abc News, Rama thotë se edhe ulja në tryezën e reformës në zgjedhore nuk i krijon garancinë opozitës së shit-blerja e votave nuk do të ndodh më.

 “Është një shenjë, provë, dëshmi e faktit se gjithë përpjekja e mazhorancës e qeverisë për të kapur reformën në drejtësi synonte këtë përfundim. Të përdorej për të mbrojtur për të imunizuar protogonistët e botës së krimit dhe fenomenet që lidhen me vjedhjen e votës”, është shprehur Rama.

Vendimet e fundit të organeve të drejtësisë, sipas Luan Ramës bien ndesh me kërkesat e Bundestagut për çeljen e negociatave. Përgjegjës ai sheh kryeministrin.

“Në institucionet e reja të drejtësisë nuk po bëjnë asgjë më shumë nga çfarë kanë bërë institucionete vjetra. Kjo qasje nxjerr në evidencë hipokrizinë e qëndrimeve të vetë kryeministrit i cili tek shkon në Berlin dhe takon kancelaren Merkel dhe lobon për të çelë negociatat nga ana tjetër në realitetin shqiptar nuk lejon të zbatohen dhe realizohen kushtet e Bundestagut gjerman për celjen e negociatave për Shqipërinë,” tha zv.kryetari i LSI-së.

Por në një kohë që opozita nuk ka asnjë provë se shit-blerja e votës do luftohet,  është ulur me maxhorancën në tyrezën e reformës zgjedhore për të zhbërrë fenomenin. Por a ka garanci opozita se nuk do të vidhen votat sërish?

“Ne nuk kemi garanci se nuk do të ndodhë më, por po punojmë për ta arritur këtë garanci. Natyrisht ne kemi hyrë në këtë sfidë me bindjen se edhe pas këtyre rasteve të njëpasnjëshme të mbërrijmë në standartin që qytetari shqiptari të jete i lirë të zgjedhje atë që do ai”, është shprehur për abcnews.al, Luan Rama.

Fakti që opozita është ulur në tyrezë me njërin prej protagonistëve që evidentohet tek përgjimet e BILD,  Damian Gjiknurin, zv.kryetari i LSI-së thotë se nuk e komplekson opozitën të vijojë të kërkojë dënimin e atyre që janë implikuar në vjedhje votash.

“Opozita do të vazhdojë e vendosur deri në fund derisa të dënohet cilido që është dekomentuar dhe implimentuar në procesin e vjedhjes së votës,” tha ndër të tjera Rama./abcnews.al